Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-ja do të dërgojë 200 ushtarë shtesë në Nigeri

SHBA-ja do të dërgojë 200 ushtarë shtesë në Nigeri

Raportohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 200 ushtarë shtesë në Nigeri për të mbështetur ekipin e vogël ushtarak që ishte vendosur më parë në kuadër të luftës kundër terrorizmit, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, administrata amerikane është thellësisht e shqetësuar nga rritja e aktiviteteve terroriste në Afrikën Perëndimore, veçanërisht në Nigeri, dhe dëshiron të bashkëpunojë me “partnerë të aftë dhe të gatshëm për të adresuar shqetësimet e përbashkëta për sigurinë”.

Ky dislokim do të realizohet në kuadër të marrëveshjes reciproke midis SHBA-së dhe qeverisë nigeriane.

Zëdhënësi i Mbrojtjes i Nigerisë, Samaila Uba, deklaroi se ushtarët amerikanë nuk do të marrin pjesë në operacione luftarake direkte.

Gjenerali Dagvin Anderson, Komandant i Komandës së SHBA-së për Afrikën (AFRICOM), kishte njoftuar më 4 shkurt për dërgimin e një ekipi të vogël ushtarak në Nigeri, pa dhënë detaje për datën e mbërritjes së tyre.

Shtabi i Mbrojtjes i Nigerisë konfirmoi se vendosja e ushtarëve bëhet brenda kornizës së bashkëpunimit midis dy vendeve, i cili përfshin zhvillim kapacitetesh, trajnime profesionale ushtarake, ndarjen e inteligjencës, mbështetje logjistike dhe dialog strategjik kundër terrorizmit dhe kërcënimeve ndërkufitare.