Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-ja mohon pretendimet e Iranit për shkatërrimin e avionëve luftarakë F-35

SHBA-ja mohon pretendimet e Iranit për shkatërrimin e avionëve luftarakë F-35

Ushtria amerikane mohoi të enjten raportimet e mediave iraniane se një sulm me raketa kishte shkatërruar disa avionë amerikanë, përfshirë avionë luftarakë F-35 të padukshëm për radarët, transmeton Anadolu.

“Asnjë avion amerikan nuk është shkatërruar ose dëmtuar nga sulmet e fundit të dështuara iraniane”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), duke kundërshtuar pretendimet e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Teherani pretendoi se kishte shënjestruar Bazën Ajrore Al-Azraq në Jordani, duke shkatërruar tre avionë F-35 dhe duke dëmtuar tre të tjerë. Ai gjithashtu pretendoi se gjatë sulmit u vranë disa oficerë, si dhe personel teknik dhe mirëmbajtës.

Nga ana tjetër, CENTCOM-i këmbënguli se të gjitha kërcënimet hyrëse u interceptuan ose nuk arritën të godisnin objektivat e tyre, megjithëse nuk bëri asnjë koment lidhur me viktima të mundshme në personel.