SHBA, Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit projektligj për ndihmë ushtarake Greqisë

Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të SHBA-së, miratoi unanimisht projektligjin i cili parashikon ndihmë ushtarake dhe pajisje ushtarake për Greqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Projektligji me titull “Ligji i Partneritetit për Mbrojtjen dhe ndër Parlamentar SHBA – Greqi” u miratua nga Komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të SHBA-së pas propozimit të tij më 9 qershor nga kreu i komitetit, demokrati Bob Menendez dhe anëtari i komitetit republikani Marco Rubio.

Projektligji në fjalë mori miratimin e gjithë senatorëve në komitet dhe u dërgua për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit.

Në rast të miratimit edhe nga Senati, projektligji fillimisht do të paraqitet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe më pas për miratim nga presidenti amerikan Joe Biden.

Çfarë përfshin projektligji?

Në projektligj përfshihet ndihmë për procesin e modernizimit të ushtrisë greke dhe për procesin e tranzicionit për largimin nga pajisjet e prodhimit rus. Në të njëjtën kohë parashikohet të sigurohet një mbështetje e trajnimit ushtarak ndërkombëtar në vlerë prej 1.8 milionë dollarë në vit për Greqinë gjatë viteve fiskale 2022-2026.

Në projektligjin i cili i njeh mundësi SHBA-së që t‘i japë Greqisë kredi të drejtpërdrejt për blerjen e armëve, jepet kompetencë edhe për dorëzimin e avionëve F-35 të porositur nga Greqia.

Më tej në projektligj bëhet fjalë edhe për formimin e grupit ndërparlamentar mes Qipros Greke, Izraelit, Greqisë dhe SHBA-së. /aa