Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira në sulmet izraelite ndaj Iranit, duke paralajmëruar Teheranin të mos godasë bazat amerikane në rajon.
“Nuk jemi të përfshirë në sulmet ndaj Iranit, dhe prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave amerikane në rajon. Izraeli na informoi se besonte se kjo ndërhyrje ishte e nevojshme për vetëmbrojtje,” tha Rubio në një deklaratë.
“Presidenti Trump dhe administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe janë në kontakt të ngushtë me partnerët rajonalë. Ta bëjmë të qartë: Irani nuk duhet të shënjestrojë interesat apo personelin amerikan.” /mesazhi