SHBA nuk ka vendim për të ndalur ose kushtëzuar ndihmën ushtarake për Izraelin

Kamala Harris

Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris tha se SHBA-ja nuk ka marrë asnjë vendim për të ndalur ose kushtëzuar ndihmën ushtarake për Izraelin, pavarësisht se ka shprehur shqetësimin për pushtimin e Izraelit në Rafah, i cili tani është shtëpia e 1.5 milionë palestinezëve të zhvendosur.

Izraeli ka vrarë mbi 29,000 civilë në Gaza, duke përfshirë mbi 12,000 fëmijë, që nga fillimi i ofensivës së tij ushtarake në rripin e rrethuar më 7 tetor.