SHBA paralajmëron kompanitë mbi bërjen biznes në Xinjiang, kërkon tërheqjen

Kontrollet e vazhdueshme ndaj qytetareve ne Xinjiang

Deklarata e përbashkët paralajmëron “rritje të provave” të punës së detyruar dhe sfida të kujdesit të duhur.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar përsëri për rreziqe të rritura për kompanitë që bëjnë biznes në Xinjiang, ku akuzojnë Pekinin për një “gjenocid të vazhdueshëm” dhe “krime kundër njerëzimit” kundër Ujgurëve dhe pakicave të tjera etnike kryesisht muslimane, dhe se firmat e paralajmëruara mund të jenë subjekt për ndjekje penale nën ligjet Amerikane.

Në një këshillim të azhurnuar për bizneset të lëshuar të martën, SHBA. tha se kishte “prova në rritje” të punës së detyruar, si dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut dhe mbikëqyrje “ndërhyrëse” ndaj pakicave muslimane në rajonin Xinjiang.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se të paktën një milion njerëz janë mbajtur vitet e fundit në një rrjet kampesh riedukimi në rajonin e largët perëndimor, për të cilat Pekini thotë se janë qendra të trajnimit të aftësive profesionale të nevojshme për të luftuar “ekstremizmin”.

Studiuesit gjithashtu kanë dokumentuar abuzime të tjera përfshirë sterilizimin e detyruar, rrënimin e xhamive, prishjen e varrezave muslimane dhe ndarjet familjare. Amnesty International muajin e kaluar akuzoi Kinën për krijimin e një “peisazhi dystopian” në Xinjiang.

Këshillimi thotë se ata që dëshirojnë të bëjnë biznes në Xinjiang duhet të jenë vigjilentë ndaj rreziqeve të mundshme në kontribuimin e drejpërdrejtë ose jo të drejpërdrejtë ndaj kësaj situate atje. /mesazhi.com