SHBA, policia ndërhyn ndaj protestuesve armenë që u përpoqën të provokojnë konferencën për Turqinë

ABD'nin Los Angeles şehrinde düzenlenen ve moderatörlüğünü USC Annenberg Kamu Diplomasisi Yüksek Lisans Programı Direktörü Dr. Robert Banks'in yaptığı "Türk Dış Politikasında Kamu Diplomasisinin Rolü" isimli konferansa, Türkiye'nin Washington Büyükelçisi Hasan Murat Mercan, Azerbaycan'ın Los Angeles Başkonsolosu Ramil Gurbanov, YEE Başkanı Prof. Dr. Şeref Ateş, Wilson Center Orta Doğu Programı Başkanı Büyükelçi James Jeffrey, YEE'nin ABD Direktörü Gökhan Coşkun, O3 Medya Yöneticisi Saner Ayar ve konuşmacılar katıldı. Etkinliğin açılış konuşmalarının ardından, Türkiye'nin Washington Büyükelçisi Mercan'ın konuşmasını yapmak üzere kürsüye çıkmasıyla 11 kişilik bir öğrenci grubu protestoya başladı. Türkiye ve Azerbaycan'ı suçlayan grubun 10 dakikalık protestosu, kampüs güvenliği ve polislerin müdahalesiyle sona erdirildi ve grup salondan çıkartıldı. ( Tayfun Coşkun - Anadolu Ajansı )

Policia në qytetin Los Angeles të SHBA-së ndërhyri ndaj grupit armen që sulmoi fizikisht dhe verbalisht konferencën e mbajtur nën sponsorizimin e përbashkët nga Instituti Yunus Emre (YEE) dhe programi Master i Shkollës së Diplomacisë Publike të Gazetarisë dhe Komunikimit USC Annenberg, raporton Anadolu.

Konferenca me titull “Roli i Diplomacisë Publike në Politikën e Jashtme Turke” u mbajt në Forum Sheindlin nën moderimin e dr. Robert Banks, drejtori i Programit Master të Diplomacisë Publike të USC Annenberg. Në konferencë morën pjesë ambasadori i Turqisë në Washington, Hasan Murat Mercan, kryekonulli i Azerbajxhanit në Los Angeles, Ramil Gurbanov, kreu i YEE, prof. dr. Şeref Ateş, kreu i programit për Lindjen e Mesme i Wilson Center, ambasadori James Jeffrey, drejtori i YEE për SHBA-në, Gökhan Coşkun, dretuesi i medias O3, Saner Ayar dhe folësit pjesëmarrës.

Në fillim të aktivitetit një protestues, u nxor nga salla nga ana e policisë pasi ofendoi Azerbajxhanin, Turqinë dhe organizatorët. Pas fjalimeve hapëse të aktivitetit, një grup prej 11 studentësh filluan protestën kur ambasadori i Turqisë në Washington, Mercan doli në foltore për të mbajtur fjalimin e tij.

Në anën tjetër një protestues sulmoi verbalisht duke vendosur në objektiv kryekonsullin e Azerbajxhanit në Los Angeles, Ramil Gurbanov.

Protesta 10 minutëshe e grupit që akuzoi Turqinë dhe Azerbajxhanin, përfundoi me ndërhyrjen e punonjësve të sigurisë së kampusit dhe të policisë dhe më pas grupi u nxor nga salla. Gjatë konferencës, grupi protestues që u mblodh jashtë u përpoq të ndikojë rrjedhën e programit duke bërë zhurmë jashtë.

– “Duhet të rrisim komunikimin dhe qasjen tonë”

Ambasadori i Turqisë në Washington, Hasan Murat Mercan në fjalimin në konferencë, vuri në dukje se po të shikohet në hartë, shumica e konflikteve përjetohen përreth Lindjes së Mesme.

“Ajo që duhet bërë në këtë kohë të vështirë është shumë e qartë. Vendet me mendim të njëjtë duhet të bëjnë bashkëpunim dhe duhet të zhvillojnë ide të reja për zgjidhjen e problemeve. Në të njëjtën kohë duhet të rrisim komunikimin dhe qasjen tonë, në të kundërtën nuk do të mund të arrijmë asnjë përparim”, tha Mercan.

Ai tha se politika e jashtme e Turqisë është ndërtuar mbi parimin e Mustafa Kemal Atatürk “Paqe në vend, paqe në botë” dhe se që nga themelimi i Turqisë e deri më tani është paraqitur një qasje me respekt ndaj çdo shtrese të shoqërisë. Pasi shpjegoi rëndësinë e përfshirjes së Turqisë në zhvillimet edhe përreth saj edhe në rajone të tjera të botës si Afrika, Mercan tërhoqi vëmendjen se duhet të zhvillohen më shumë projekte për këto çështje.

Kreu i YEE, prof. dr. Şeref Ateş theksoi se diplomacia ka shumë forma të ndryshme, si samitet e mëdha globale ku liderët botërorë marrin pjesë për të diskutuar çështjet politike urgjente. Ai shtoi se “diplomacia publike” mbërrin tek njerëzit në botë me një rrugë personale ku diplomacia private tipike nuk mund të mbërrijë.

“Qëllimi i YEE është të bashkojë njerëzit në mbarë botën me Turqinë përmes kulturës, gjuhës, ushqimit dhe historisë turke”, deklaroi Ateş duk thënë se sot janë të pranishëm në mbi 65 vende dhe se kanë mbi 86 qendra kulturore të ndryshme, përfshirë dhe një në Washington DC.

Pas përfundimit të konferencës, kreu i YEE, Ateş, atasheu i shërbimeve fetare të Turqisë në Los Angeles, İsmail Demirezen dhe drejtuesi i medias O3, Saner Ayar u sulmuan fizikisht dhe verbalisht nga protestuesit jashtë.