Universiteti i Xhorxhtaunit, në kryeqytetin Uashington të SHBA-së, organizoi të dielën ceremoninë e diplomimit për studentët që përfunduan me sukses arsimin e lartë këtë vit.
Një studente palestineze, e cila u ngjit në skenë për të marrë diplomën e saj duke valëvitur flamurin palestinez që mbante në dorë, nuk ia dha dorën shefit të diplomacisë amerikane që ishte në skenë dhe po përgëzonte të gjithë studentët e diplomuar.
Mësohet se studentja në fjalë, e cila shmangu sekretarin Antony Blinken dhe u shtrëngoi dorën të tjerëve në skenë, gjatë atyre çasteve kritikoi politikat e administratës amerikane. /trt
Palestinian student Nooran Hamdan waves the Palestinian flag during her graduation ceremony at Georgetown University in Washington, DC. pic.twitter.com/gdzO1D4btj
— PALESTINE ONLINE 🇵🇸 (@OnlinePalEng) May 22, 2022