SHBA, të enjten votimi i parë në Kongres për hetimin e shkarkimit të Trumpit

Në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së votimi i parë për hetimin e nisur për shkarkimin e presidenit Donald Trump do të zhvillohet të enjten në kuadër të procedurave të hetimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi, në një letër ka thënë se një votim i tillë nuk është i detyrueshëm por se do të zhvillojnë këtë votim në mënyrë që qeveria e Trumpit lidhur me hetimin të mos tërheqë ndonjë dokument, të mos pengojë deklaratat e dëshmitarëve ose të mos refuzojë thirrjet e dërguara për deklarata.

“Këtë javë ne do të paraqesim një projekt-rezolutë për të konfirmuar se kërksat aktuale për dokumente, regjistrime, thirrjet për deklarata dhe hapat e tjerë janë pjesë e hetimit për shkarkim nga komitetet tona”, tha Pelosi në letrën e saj.