SHBA, të paktën 6 të vdekur dhe 9 të plagosur në të shtënat në Sacramento

“Oficerët gjetën të paktën 15 viktima të të shtënave, duke përfshirë 6 të vdekur”, tha policia

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një incident me të shtëna në qytetin e Sacramentos në Kaliforni, tha policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Oficerët gjetën të paktën 15 viktima të të shtënave, duke përfshirë 6 të vdekur”, tha policia në Twitter.

Më herët, policia apeloi te qytetarët të shmangin zonën pasi policia do të jetë e pranishme në masë të madhe dhe “skena mbetet aktive”. /aa