Shefi i administratës së Gazës: Do të sjellim buzëqeshjen e fëmijëve, grave dhe burrave të Gazës

Dr. Ali Abdel Hamid Shaath

Kreu i komitetit të administratës së Gazës, Ali Shaath tha se shtetet donatore kanë siguruar një buxhet njëvjeçar për t’i mundësuar komitetit të kryejë punën e tij, duke theksuar nevojën për të krijuar një fond ndërkombëtar rindërtimi, transmeton Anadolu.

“Komiteti po shtyn përpara krijimin e një fondi rindërtimi dhe ndihme në Bankën Botërore”, tha Shaath duke e përshkruar atë si një hap kyç për rimëkëmbjen e Gazës, sipas “Qahera News TV”.

Ai shtoi se qëllimi i komitetit është t’i japë popullit palestinez shpresë se ka një të ardhme, duke shtuar se objektivi i tij i menjëhershëm është të sjellë “buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve, grave dhe burrave të Gazës”.