Shefi i diplomacisë turke ndodhet për vizitë zyrtare në Izrael

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael, e cila është vizita e parë nga Turqia në nivel të ministrit të Jashtëm në 15 vjet.

Mevlut Çavusoglu fillimisht këtu vizitoi muzeun historik të holokaustit Yad Vasem.

Këtu shefi i diplomacisë turke vendosi kurore me lule në përmendoren e holokaustit dhe nënshkroi librin e shënimeve.

Në kuadër të kontakteve të tij në Izrael, Çavusoglu takoi homologun e tij izraelit Yair Lapid. /trt