Shefi i diplomacisë turke pasdite në Kosovë, Gërvalla e pret në Aeroport

Zyra për Media e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka bërë me dije se sot në Kosovë do të vij për vizitë shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu.Atë në aeroport do ta pres ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, pasdite në orën 17:30.

“Z​ëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, sot do të mirëpret në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të MPJ-së.