Shefi i OKB-së: Nëse klima nuk bëhet prioritet do të përballemi me katastrofë

Shtetet duhet t’i bëjnë prioritet ndryshimet klimatike, ose në të kundërtën bota do të përballet me katastrofë, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ai i ka bërë këto deklarata për transmetuesin britanik BBC, para mbajtjes së një konference madhore për klimën, COP27, që këtë vit mbahet në Egjipt.

“Ka pasur tendencë për të lënë anash çështjet e lidhura me klimën”, ka thënë ai.

“Nëse nuk do të arrijmë të kthejmë mbrapsht këtë trend, atëherë jemi të humbur”.

Konferenca, e njohur si COP27, do të bëjë bashkë shtetet për të diskutuar si të luftohen ndryshimet klimatike, shkruan Radio Evropa e Lirë.