Izraeli paralajmëron: Luftimet në Rafah mund të ndodhin shumë shpejt

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant thotë se aksioni ushtarak në Rafah në Gazën jugore mund të ndodhë shumë shpejt.

“Ne i dhamë një periudhë kohore dhe donim të arrinim një situatë në të cilën do të arrinim lirimin e pengjeve sa më shpejt që të ishte e mundur. Pengjet janë në një situatë të vështirë dhe ne kemi nevojë për të bërë çdo përpjekje për t’i liruar ata, “tha ai në komentet e tij gjatë një vizite në Gazën qendrore, siç raportohet nga mediat izraelite.

Ai shtoi: “Ne njohim shenja alarmante se Hamasi në fakt nuk ka ndërmend të ndjekë ndonjë marrëveshje me ne. Kjo do të thotë veprim në Rafah dhe në të gjithë Rripin e Gazës në të ardhmen e afërt.”

Komuniteti ndërkombëtar e ka paralajmëruar Izraelin kundër një operacioni ushtarak në Rafah, ku strehohen rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur nga lufta shtatë mujore.

Hamasi ka përsëritur mbështetjen e tij për një marrëveshje që do të përfshinte një fund të përhershëm të luftimeve në Gaza. /abcnews