Shefqet Krasniqi flet për Ramazanin dhe aktakuzën për terrorizëm(Video)

Për herë të parë dhe ekskluzivisht në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, është rrëfyer Shefqet Krasniqi – imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, i akuzuar për shtytje drejt terrorizmit.

Në emisionin ku temë qendrore është Muaji i Ramazanit, Krasniqi si asnjëherë më parë ka rrëfyer për veprat që çuan drejt një aktakuze që pretendon se ai ka shtyrë të rinjtë që t’i bashkohen ISIS.

A vlerëson Shefqet Krasniqi se aktakuza ndaj tij është cenim i lirisë së shprehjes?! A mendon ai që në Kosovë duhet të implementohet Sheriati?! A ka vehabizem sipas tij – në Kosovë?! Çfarë thotë ai për Lavdrim Muhaxherin?! Për cilën parti po lutet Shefqet Krasniqi që t’i fitojë këto zgjedhje?!

Për më shumë, shikojeni intervistën në linkun e mëposhtëm.

https://youtu.be/WB4gTQ_UW2Y