Sheikh Ahmed Nawaf Al-Sabah riemërohet kryeministër i Kuvajtit

Sheikh Ahmed Nawaf Al-Sabah

Princi i Kurorës i Kuvajtit, Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Sabah, sot shpalli një dekret për riemërimin e Sheikh Ahmed Nawaf Al-Sabahut kryeministër, transmeton Anadolu.

Dekreti gjithashtu mandatoi Sheikh Ahmedin që të emërojë anëtarët e qeverisë së re, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KUNA.

Sheikh Ahmed kishte paraqitur dorëheqjen e qeverisë së tij në janar në mes të një mosmarrëveshjeje me parlamentin e Kuvajtit.

Dorëheqja ishte e pesta nga një qeveri e Kuvajtit në dy vitet e fundit.