Shembet rruga e asfaltuar për në Koshare, vështirësohet qarkullimi i automjeteve (Foto)

Shkrirja e borës dhe reshjet e shiut, jo vetëm që shkaktuan vërshime në vendin tonë, por edhe rrëshqitje të dheut.

Si pasojë e këtyre të reshurave është dëmtuar rruga kryesore për në Koshare, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve në atë aks rrugor.

Në disa fotografi që janë postuar në rrjetet sociale, mund të shihet se si në disa vende ka rëshqitur dheu, kurse asfalti është ndarë në dysh.