Shkarkohet ministri serb që i quajti shqiptarët terroristë

Ministri i MAPL-së i quajti shqiptarët si terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e vlerësonte si të trilluar. Pas këtij lajmi, kryeministri i Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e tij.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet.

Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë” shkruan Haradinaj në njoftim.