Shkeljet e të drejtave kundër emigrantëve vazhdojnë në kufijtë e BE-së

Një raport i ri i lëshuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) me seli në Vjenë thote se burime të ndryshme, përfshirë organizatat joqeveritare dhe mediat, kanë raportuar dëbime të dhunshme në Kroaci, Administratën Grekoqipriote, Francë, Greqi, Hungari, Maltë, Rumani, Serbi dhe Slloveni gjatë periudhës 1-30 qershor 2021.

Sipas raportit fëmijët azilkërkues, të pashoqëruar ose me familje, janë vendosur në paraburgim në Bullgari, Kroaci, Administratën Grekoqipriote, Francë, Greqi dhe Poloni.

“Në Itali u raportuan probleme në lidhje me rivendosjen e emigrantëve në anije (të njohura si anije karantine) për periudhën e detyrueshme të karantinës pasi ata ishin shpëtuar në det, në vend që t’i nxirrnin emigrantët në porte”,- shkruan raporti në paragrafin e Italisë.

FRA gjithashtu thekson se në Maltë vazhdojnë ende vonesat në operacionet e kërkim-shpëtimit në det, incidentet e supozuara të kthimit pas të emigrantëve në det, përdorimi i gjerë i procedurës për mbajtjen e emigrantëve nën arrest dhe rastet e pretenduara të dhunës në qendrat e paraburgimit para deportimit të tyre.

Në Administratën Grekoqipriote “qendrat e ripranimit mbeten të mbipopulluara dhe heqja de facto e lirisë është një nga çështjet shqetësuese të theksuara edhe nga Komisioneri i Këshillit të Evropës (CoE) për të Drejtat e Njeriut, janë disa nga shkeljet që konstaton raporti në Qipron e Jugut.

Siç thekson raporti në Hungari një shqetësim i vazhdueshëm mbetet ne këtë vend trafiku i emigrantëve.

Duke sjellë në kujtesë se më shumë se 400 emigrantë pa dokumente kanë qenë në grevë urie prej javësh në Belgjikë, raporti vë në dukje se kalimet nga deti për në Angli në Francë filluan të përbëjnë një rrezik dhe kushtet e jetesës në kampet jozyrtare në veri të vendit janë përkeqësuar.

Në raportin e botuar nga Amnesty International më 23 qershor thuhet se shtyrja pas e emigrantëve në Turqi nga Greqia është kthyer de facto në një politikë kufitare të Athinës zyrtare dhe se torturat, keqtrajtimet dhe prapësimet vazhdojnë ende.

Sipas raportit të FRA-së, praktikat [greke] përfshijnë ndërhyrjen e policisë edhe pasi emigrantët e kanë kaluar kufirin grek, konfiskimin e celularëve dhe dokumenteve të identitetit që ata kanë me vete dhe mbajtjen e emigrantëve në një ndërtesë të paidentifikuar pa filluar ndonjë procedurë zyrtare kundër tyre. /trt