Shkëmbim i ri i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës

Zv/kryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk, tha se Rusia dhe Ukraina kanë kryer një tjetër shkëmbim të të burgosurve dhe u liruan 41 persona, përfshirë 28 ushtarakë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në kanalin e saj Telegram, Vereshchuk tha se është “veçanërisht kënaqësi” që në mesin e të liruarve është përfshirë një prift i Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi në shkurt, ka lënë mijëra të vdekur ose të plagosur dhe ka detyruar më shumë se 5,7 milionë njerëz të ikin jashtë vendit.

Moska i quan veprimet e saj një “operacion special ushtarak” për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën. Për vendet perëndimore, megjithatë, është një luftë agresioni dhe si reagim, ata kanë vendosur sanksione të rënda. /aa