Shkencëtari i Meta, Yann LeCun, thotë se Inteligjenca Artificiale nuk do t’i shkatërrojë punët përgjithmonë

Profesor Yann LeCun tha se frika e disa ekspertëve për Inteligjencën Artificiale, që përbën një kërcënim për njerëzimin ishte qesharake.

Një nga tre “kumbarët e AI” ka thënë se nuk Inteligjenca Artificiale nuk do ta pushtojë botën ose nuk do t’i shkatërrojë përgjithmonë vendet e punës.

Profesor Yann LeCun tha se frika e disa ekspertëve për Inteligjencën Artificiale, që përbën një kërcënim për njerëzimin ishte qesharake. Kompjuterët do të bëheshin më inteligjentë se njerëzit, por kjo mund të ndodhë shumë vite më vonë dhe tha se nëse e kuptoni se nuk është i sigurt, thjesht nuk do ta ndërtoni.

Ndërkohë, një këshilltar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kohët e fundit i tha BBC-së se disa inteligjenca të fuqishme artificiale mund të duhet të ndalohen.

Në 2018 Prof LeCun fitoi çmimin Turing, bashkë me Geoffrey Hinton dhe Yoshua Bengio për përparimet e tyre në IA dhe të tre u bënë të njohur si “kumbarët e IA”. Prof LeCun tani punon si shkencëtari kryesor i Inteligjencës Artificiale në Meta, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Ai nuk pajtohet me kolegët e tij kumbarë, që AI është një rrezik për racën njerëzore.

“A do ta pushtojë AI botën? Jo, ky është një projeksion i natyrës njerëzore mbi makinat,” tha ai. Do të ishte një gabim i madh të mbash kërkimin e IA “nën kyç dhe çelës”, shtoi ai.