Shkëndija me video thumbuese për Milanin që i rrëmben zemrat e shqiptarëve (Video)

Shkëndija ka publikuar një video në faqen zyrtare të klubit, ku ka ironizuar me Milanin dhe madhështinë e klubit Rossoner.

Duke mos mohuar asnjëherë nivelin e lartë të Milanit, Shkëndija ka krahasuar ciliësitë e Milanit me atë të klubit tetovar, aspektet e kulturës së dy qyteteve, Milanos dhe Tetovës.

Krahasimet e bëra janë vërtet interesante dhe mund të konsiderohen si thumbim, apo tallje me Milanin.

Por, sigurisht se kjo video rrëmben zemrat e të gjithë shqiptarëve, ku përshkruhen karakteristikat e tetovarëve dhe Tetovës në përgjithësi.

Video mbyllet me moton se të gjithë zemrat e shqiptarëve do të rrahin “kuq e zi”, ashtu sikurse që janë ngjyrat e klubit të Milanit.

Shkëndija dhe Milani do të përballen më 19 gusht në San Siro në ndeshjen e parë.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 24 gusht në Shkup.