Të paktën 66 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i sotëm, raportojnë burime mjekësore për Al Jazeera. Ndër viktimat ka gra dhe fëmijë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Një sulm në lagjen Sabra të qytetit të Gazës u përshkrua si “masakër e mirëfilltë”, ku u vranë të paktën 15 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.
Ndërkohë, tetë persona të tjerë u vranë pranë një pike ndarjeje ndihmash në zonën al-Akhawah afër Rafahut. Situata humanitare në Gaza mbetet shumë e rëndë, me mungesë të ushqimit, ujit dhe ndihmave mjekësore.
Organizatat ndërkombëtare po bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë urgjente për popullsinë civile. /mesazhi




