Shkurtazi dhe qartë për raportet shqiptaro-turke 1300-2021

I
Vizita e presidentit të Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Republikën e Shqipërisë me 17 janar të këtij viti është vizitë specifike dhe arsyet janë publike. Inaugurimi i qytezës së ndërtuar pas rrënimit nga tërmeti i para më shumë se dy vitesh, në vlerën prej 42 milion euro, i cili përbëhet nga shumë blloqe banesore me mbi 520 apartamente familjare. Inaugurimin e xhamisë Et’hem Beu, e vitit 1820, e restauruar nga TIKA, xhami e cila është simbol i Tiranës. Si dhe nënshkrimin e 7 marrëveshjeve reciproke e gjithëpërfshirëse të rëndësisë së veçantë për dy shtetet. Por, a është e gjithë kjo raporti midis shqiptarëve dhe turqve?! Absolutisht jo, ngjarja e sotit është vetëm një fragment i rëndësishëm i këtij raporti i cili ndërtohet mbi historinë e përbashkët shekullore, bashkëjetesën shekullore në kuadër të formacionit politik “miletit osman”, kulturës e fesë si dhe interesit strategjik bashkëkohor.
II
Prekjet e para midis fiseve aziatike dhe fiseve ilire në territorin e Shqipërisë së sotshme, mendohet se kanë ndodhur që nga shekulli XII, me ardhjen e mistikëve thirrës në Islam dhe tregëtarëve të cilët kishin prekur portet shqiptare. Ndërsa në shekullin e XIII nisin edhe prekjet dhe bashkëpunimet ushtarake, fillimisht në vitin 1371 kur komandanti Lala Shahin Pasha, korri fitore të rëndësishme ndaj serbëve në betejën e Çirmenit, pranë lumit Maricë. Në këtë luftë u vranë despotët serbë Uglesha dhe Gojko, gjithashtu u vra edhe vëllai i tyre, kral Vukashini. Pas kësaj disfate viset e rrafshit të Dukagjinit me qytetet Prizren dhe Pejë, deri në Krivarekë të Novobërdës, hynë nën sundimin e Balshajve. U dëbua edhe knjazi serb Llazar Hrebelanoviq, i cili zhvendosi selinë e tij në Krushec si dhe selia e patrikanës serbe asokohe nga Peja qe vendosur në Zhiqë, aty ku edhe ishte para pushtimit të Kosovës. Po ashtu bashkëpunimin me ushtrinë osmane e kërkoi edhe despoti i Janinës, Tomasi, në vitin 1382 kundër suljotëve. Të njëjtin bashkëpunim me ushtrinë Osmane e kishte pasur edhe Karl Topia kur në vitin 1385 kishte kërkuar ndihmën e osmanëve për të sulmuar Balsha II, i cili ishte dëbuar nga Durrësi. Këto ishin prekjet e para gjatë një historie shekullore e cila në priste para. E cila nisi nga viti 1389 deri në vitin 1912, por pa shkëputje definitive asnjëherë. Duke pasur parasysh luftën e përbashkët midis shqiptarëve dhe turqve për mbrojtjen e Shkodrës dhe luftën e Çanakalsë pjesë e së cilës ishin shqiptarën në vitin 1915.
III
Deri në pavarësimin e Shqipërisë në vitin 1912 në pozitën e kryeministrit të Perandorisë Osmane (sadriazem), që është pozita më e lartë shtetërore osmane, pas pozitës së Sulltanit, kanë arritur të ngrihen 44 shqiptarë, në pozitën e shejh-ul-islamit 5 shqiptarë; në pozitën e admiralit të flotës detare osmane (Kapudan-i-derya), 25 shqiptarë. Nga populli shqiptar po ashtu dolën rreth 400 poetë e shkrimtarë, shumë myderrizë, myftilerë, kadilerë, vezirë, pashallarë, velilerë, bejlerbej, myteselimë etj. Numri i kryvezirëve (kryeministrave) shqiptarë, sipas disa burimeve është 33, ndërsa i ministrave është 101. Histori e pa shkëputur dhe aktivizim i vazhdueshëm i shqiptarëve.
IV
Raportet në kudër të shteteve moderne midis Shqipërisë dhe Turqisë pa shkëputje të dukshme vazhdojnë në vitin 1923 kur u parashtrua kërkesa nga Shqipëria për vendosjen e raporteve diplomatike me Turqinë. Komisioni i parë negociues për vendosjen e raporteve nga ana e Shqipërisë ishte emëruar Eshref Bej Frashëri, Xhafer Villa dhe Nezir Leskoviku. Traktati i parë i Miqësisë pas shpalljes së Republikës nga Turqia është nënshkruar me Republikën e Shqipërisë, e po ashtu ky ishte traktari i parë është Shqipërinë.
V
Konsullata e parë turke në Shqipëri është hapur në Vlorë me 19 qershor 1926, ndërsa po në këtë vit është hapur edhe ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë, ku ambasadori i parë i emëruar ka qenë Tahir Lutfi beu. I cili po ashtu me ministrin e jashtëm shqiptar Iljas Bey Vrioni me 11 korrik 1927, nënshkroi Konventën konsullore midis dy vendeve. Ambasadori i dytë i Republikës turke në Shqipëri ka qenë Rushen Eshref (1934) ndërsa ambasadori i radhës ishe deputeti i Manisas, publicisti Jakup Kadri Karaosmnaoglu, i cili e ka një libër në gjuhën shqipe “Diplomat me pahir” ku përshkruar edhe misionin e tij diplomatik në Shqipëri. ndërsa ambasadori i parë i Republikës së Shqipërisë ishte Rauf Fitso.
VI
Raportet shqiptaro-truke gjatë periudhës së Zogut dhe Ataturkut, ndërpiten dy herë. Pas vitit 1928 deri në vitin 1934, pasi që Zogu shpallet Mbet i Shqiptarëve, Ataturku nga frika e ndikimit të këtij sistemi mbretëror edhe në Turqi, i ndërpret raportet. Si dhe në vitin 1936-1938, pasi që Mbreti Zog, motrën e tij Sanijen e marton për djalin e Sulltan Abdulhamidit, shehzaden Abid Efendiun. Raporte e ndërpresa gjatë kësaj kohe nuk rikuperohen deri pas vdekjes së Ataturkut, nga frika e ndikimit të Mbretit Zog dhe familjes së Abdulhamidit në Turqi për përmbysjen e regjimit të tij.
VII
Midis Shqipërisë dhe Turqisë marrëdhëniet në fazën e parë të pas Luftës së Dytë Botërore njohën një zhvillim normal. Ndonëse Turqia u orientua drejt NATO-s, ky fakt nuk u reflektua dukshëm në marrëdhëniet dypalëshe. Por, duhet theksuar se bashkëpunimi mbeti më shumë politiko-diplomatik sesa i konkretizuar në fushat të tjera si ekonomia, tregtia, shkenca, kultura e teknologjia. Turqia mbetej si një lloj balancuesi Rajonal për Shqipërinë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, si dhe një mbështetje morale e politike në kushtet e izolimit Rajonal të vendit dhe si një partner diplomatik në aspektin e politikës së jashtme.
VIII
Përballë zhvillimeve politike në Shqipërinë e vitit 1997 dhe rreziku që i kanosej nga Grqeia, për të vulosur seriozitetin e raporteve me Turqinë ishte e rëndësisë së jashtëzakonshme deklarata e presidentit turk Süleyman Demirel, i cili theksonte: “Me Shqipërinë kemi marrëveshje të nënshkruar për ndihmë të ndërsjellë në rast se njëri nga vendet tona rrezikohet nga një vend tjetër, vendi tjetër do t’i dalë në ndihmë” (në këtë rast Turqia) detyrohet t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.
Sovranitetit i Shqipërisë po ashtu u rrezikua edhe në vitin 1999, në periudhën kur kryeministër i shtetit shqiptar ishte Pandeli Majko, i cili kërkoi mbrojtjen ushtarake të Turqisë. “Shteti dhe Forcat e Armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Në rast nevoje, Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”. Ishte deklarata publike e kryeministrit të Republikës së Turqisë Bülent Ecevit, në përgjigje të kësaj kërkese.
IX
Ndërsa krahas kësaj rrjedhe historike aktualisht, vëllimi i tregtisë dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë është rreth 761 milionë dollarë. Investimet e Turqisë në Shqipëri arrijnë vlerën 3,5 miliardë dollarë. Në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe arritjen e këtyre shifrave, kontribut të madh ka Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, e cila është në fuqi që nga viti 2008. Në Shqipëri operojnë rreth 600 kompani turke të regjistruara dhe këto kompani jo vetëm që kontribuojnë në prodhim, por ofrojnë edhe vende pune ku janë të punësuar rreth 15 mijë persona. Turqia është një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri. Krahas investimeve të përgjithshme ku njihen mbi 546 projekte të realizuara nga TIKA, të rëndësisë së veçantë janë edhe projekti i ndërtimit të “Spitalit të Miqësisë Turqi-Shqipëri në Fier”, i cili u ndërtua në Shqipëri me një kosto prej 70 milionë eurosh, me 150 shtretër, gjashtë salla operimi dhe gjashtë poliklinika i cili përfundoi brenda 68 ditësh si dhe planifikimi i restaurimit të xhamisë së plumbit në Shkodër.
X
Elementi kryesor i cili duhet të përcaktojë politikën e shtetit shqiptar në relacion me shtetin turk është formimi në mënyrë të përbashkët i mundësive për zhvillim të stabilitetit, integrimit, mirëqenies së përbashkët, rrjedhimisht ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët të lumtur. Turqia është pjesë e NATO-s që nga viti 1952 ndërsa Shqipëria është pjesë e NATO-së që nga viti 2009. Në këtë rrugëtim duhet të ec me nguti edhe Kosova. Turqia, Shqipëria dhe Kosova mund të kenë një rrugëtim të mirë drejt mirëqenies, pa blloqe e pa barrikadime. E aq më shumë duhet të jemi kundër atyre që thërrasin në largim nga Turqia për tu ofruar te BE-ja. I mençuri e din udhën dhe nuk pozicionohet sikur ata që e pozicionuan Shqipërinë për gjysmë shekulli.

Nga Abdullah Klinaku