Shoferët e Rivian do të mund t’i mbushin makinat e tyre tek mbushësit e Tesla-s

Prodhuesi i automjeteve elektrike Rivian tha se ka rënë dakord ta miratojë standardin e karikimit të Tesla-s, duke iu dhënë klientëve akses në rrjetin më të madh të karikimit në SHBA dhe në anën tjetër duke bërë që Tesla të jetë në gjendje të vendosë standardin e industrisë.

Konsumatorët e Rivian, që ka rrjetin e vet të vogël të karikuesve të shpejtë, do të jenë në gjendje të mbushin makinat te 12 mijë mbushësit Tesla Superchargers me adapterë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada që në pranverën e vitit 2024, tha kompania me bazë në Irvine, Kaliforni.

Rivian tha gjithashtu se do të krijonte një port karikimi standard të stilit Tesla në automjetet e saj, duke filluar nga viti 2025.

Tesla ka arritur marrëveshje të krahasueshme në javët e fundit me General Motors dhe Ford. Derisa prodhuesit e tjerë të automjeteve kanë qasje në rrjetin e karikimit të Tesla-s, Tesla do të përfitojë nga shitja e energjisë tek një grup më i madh të drejtuesve të automjeteve elektrike.