Shorti i Ligës së Kombeve mund ta përballë Kosovën me Shqipërinë

Sot, e martë, në orën 18:00, do të hidhet shorti për edicionin 2020/21 të Ligës së Kombeve në Amsterdam, ku Kosova dhe Shqipëria do ta mësojnë fatin për grupet e veta në Ligën C. Dy kombëtareve shqiptare mund edhe t’iu bie shorti të përballen mes vete.

Pasi e fitoi Grupin 3 të Ligës D edicionin e kaluar, Kosova është ngritur në një ligë më lart, në atë C. Ndërsa, Shqipëria për pak sa s’ra në Ligën D për këtë edicion të ri.

Aktualisht, edhe Kuqezinjtë e edhe Dardanët janë në Ligën C dhe pasi që radhitet në dy vazo të ndryshme – Shqipëria në vazon e parë dhe Kosova në vazon e dytë – shorti mund të bëjë që atë të duhet të luftojnë kundër njëra-tjetrës gjatë edicionit 2020.