Shpend Ahmeti fillon dekorimet për “festat e fundvitit”, i kushtojnë 190 mijë €

Komuna e Prishtinës edhe sivjet ka vendosur të shpenzojë 190 mijë euro për dekorimet e shesheve të kryeqytetit për “festat e fundviti”.

Pavarësisht që shumë qytetarë të kësja komune vazhdojnë të ejtojnë në gjendje të rëndë socio-ekonomike, Komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, ka gjetur buxhet për dekorime, madje ka filluar edhe para kohe të “zbukurojë” sheshet.

“Çmimi total i peshuar i shërbimeve është 14.77 €, vlera indikative e kontratës është 190,000 me devijim të lejuar + – 3070”, thuhet në kontratë.

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën publike për kryerjen e shërbimeve dhe punëve të mirëmbajtjes me ndërmarrjen private tregtare “Anea” në Fushë Kosovë.

Por, mos të harrojmë se Shpend Ahmeti, por edhe asnjë kryetarë i komunave të Kosovës, nuk marrin asnjë veprim për festat e Bajramit.

Madje as simbolikisht nuk bëjnë dekorimin e shesheve për festat e shumicës së qytetarëve të vendit./Mesazhi.com/