Shpend Ahmeti tregon se çfarë po ndodhë në mbledhjen e VV-së

Anëtarët dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë nga mbledhja në një pauzë të shkurtër, për të vazhduar pas 10 minutave.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka thënë Indeksonline se ekziston një atmosferë e mirë brenda partisë dhe se ende është herët për të marrë ndonjë qëndrim rreth ndodhive të fundit.

“Atmosfera është e mirë. Po diskutohet, por ende nuk ka ndonjë qëndrim pasi që është herët dhe mbledhja pritet të zgjasë”, ka thënë ai.Kujtojmë se i vetmi kandidat për kryetar të Vetëvendosjes është Albin Kurti.

Ndërsa, partia ka muaj që është përballur me përçarje, ku krejt kjo kishte ndodhur gjatë periudhës sa Kurti po qëndronte në paraburgim. Në një bisedë të anëtarëve të VV-së në “Viber” tashmë ish-anëtarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti e kishte quajtur Kurtin “m**”.

Që atëherë kanë ndodhur disa dorëheqje nga pozitat brenda Vetëvendosjes, përfshirë ish-kryetarin Visar Ymeri, Frashër Krasniqi, Driton Çaushi, Dardan Molliqaj, e të tjerë.