Shpërthen zjarr në kampin e refugjatëve Rohingya në Bangladesh

Një zjarr shpërtheu në një kamp refugjatësh të komunitetit Rohingya në qytetin jugor Cox’s Bazar të Bangladeshit, tha një zyrtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Tetë njësi të shërbimit lokal të zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile nxituan në vend për të shuar flakët, tha për AA përmes telefonit Emadul Haq, një zyrtar i shërbimit zjarrfikës.

Sipas informacioneve fillestare, tha Haq, dhjetëra tenda të refugjatëve Rohingya nga Arakani, duke përfshirë disa qendra mësimore në kamp, janë shkatërruar.

“Ne së bashku me banorët Rohingya po përpiqemi të bëjmë më të mirën për të marrë nën kontroll zjarrin”, tha ai.

Ndërkohë, pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se zjarri është përhapur me shpejtësi.

Ende nuk është raportuar për viktima.

“Ekipi ynë po monitoron nga afër incidentin, ndërsa shërbimi zjarrfikës dhe agjencitë e tjera po përpiqen të kontrollojnë zjarrin”, tha një zyrtar i Komisionit për Ndihmën dhe Riatdhesimin e Refugjatëve të Bangladeshit (RRRC). /aa