Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një restorant hoteli në lagjen Shahr-e-Naw, në qendër të kryeqytetit afgan Kabul.
Shpërthimi ndodhi në një zonë që konsiderohet ndër më të sigurta të qytetit dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në ambientet e restorantit. Autoritetet konfirmuan gjithashtu se disa persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Ende nuk dihet shkaku i saktë i shpërthimit dhe as nëse bëhet fjalë për sulm të qëllimshëm. Forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka rikthyer shqetësimet për sigurinë në kryeqytetin afgan, pavarësisht pretendimeve për stabilitet në disa zona të qytetit. /mesazhi






