Shpëtohet 16-vjeçari nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Stamboll

Një adoleshent është shpëtuar nga rrënojat dy ditë pasi një ndërtesë u shemb në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, u tha gazetarëve se ekipi i shpëtimit shpëtoi një djalë 16-vjeçar nga rrënojat e ndërtesës.

Të mërkurën, një bllok apartamentesh 7-katësh, që ndodhej në lagjen Kartal të Stambollit, u shemb përderisa 30 banorë ishin brenda. Shkaku i shembjes ende mbetet i panjohur.

Numri i të vdekurve nga incidenti ka arritur në 11 deri më tani, ndërkohë 13 të tjerë janë plagosur.

Gjatë ditës së djeshme, ekipet e shpëtimit nga rrënojat e ndërtesës shpëtuan një vajzë 5-vjeçare të identifikuar si Azra Havva Tekgöz.