Shpëtohet djali i dhjetë nga shpella në Tajlandë

Në ditën e tretë të operacioneve të shpëtimit janë nxjerrë nga shpella dy djem, duke e çuar numrin e futbollistëve të shpëtuar në dhjetë.

Ky ishte shpëtimi i dytë i suksesshëm të martën.

Njëri nga djemtë, që u shpëtua pak minuta më parë, po trajtohet në institucionin mjekësor në vend, sipas një zyrtari të marinës tajlandeze.

Dhjetë nga 12 djemtë tani janë shpëtuar. Dy djem dhe trajneri i tyre janë akoma në shpellë.

Futbollistët të moshën 11 deri në 16 vjeç si edhe trajneri i tyre ndodhen në shpellë që prej datës 23 qershor.

Grupi i parë me 4 djem u shpëtuan të dielën, ndërsa katër të tjerë të hënën.

Ata u ftuan në finalen e Kupës së Botës nga FIFA të premten e kaluar.

Qindra vullnetarë kanë punuar gjatë gjithë kohës, shumë nga të gjithë Tajlandë, duke gatuar dhe shërbyer falas ushqim për punëtorët e shpëtimit ndërsa media të ndryshme janë të stacionuara në qendrën e komandës pranë kompleksit të shpellës Tham Luang./Ora News