Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është në kontakt me autoritetet ukrainase për zjarrin në centralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka shkruar në një postim në Twitter se “është në dijeni të raportimeve për granatimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia” dhe se ishte në kontakt me autoritetet ukrainase për situatën.
Më herët, një udhëheqës i një qyteti afër termocentralit bërthamor tha se uzinat e këtij centrali ishin përfshirë nga zjarri pas luftimeve intensive në atë zonë.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se trupat ruse “po qëllojnë nga të gjitha anët”. /rel





