Shqetësuese, 30 persona të vrarë gjatë vitit 2020 në Kosovë

Vetëm në javët e fundit pesë persona janë vrarë në Kosovë.

Ngjarja makabre që tronditi vendin tonë mbrëmjen e 30 dhjetorit në Pozhoran të Vitisë, ishte ajo ku sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, një burrë vrau gruan dhe dy djemtë e tij, e më pas edhe vetën.

Policia ka njoftuar se tre viktima kanë qenë brenda shtëpisë dhe një viktimë në oborrin e shtëpisë. Dyshohet se burri kishte vrarë gruan dhe djemtë brenda shtëpisë, e më pas vetën në kopsht.

Familja katëranëtarëshe kishte ardhur nga Zvicra. Sipas policisë dyshohet se deri të vrasja makabre ka ardhur pas një mosmarrëveshje familjare.

Një tjetër ngjarje e rëndë kishte ndodhur të premten e 25 dhjetorit të këtij viti, ku një 30 vjeçar ka vrarë babën e tij me thikë në Lagjen “Dardania” të komunës së Prizrenit. Për këtë rast Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit M.H,  shkruan lajmi.net.

Po ashtu në tjetër rast i rëndë i vrasjes ndodhi edhe më 15 dhjetor të 2020-ës, ku një zyrtar policor nga Prizreni vrau vajzën e tij dhe me pastaj vetën. Viktimat e këtij rasti u konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Prizrenit.

Ndërkohë, numri i madh i vrasjeve vazhdon të mbetet shqetësues në vend. Vetëm gjatë periudhës janar-nëntor 2020, sipas statistikave të Policisë 25 persona janë vrarë, ndërsa duke përfshirë edhe rastet e lartcekura, i bie që 27 persona janë vrarë gjatë këtij viti.

Ndërsa krahasuar me vitin 2019 numri i vrasjeve është rritur dukshëm, pas gjatë 2019 kishin ndodhur 19 vrasje.

Kujtojmë, se në vitin 2019,  është vrenjtur një ulje e numrit të rasteve të vrasjeve, krahasuar me vitet paraprake.

Gjatë viti 2018, në Kosovë, kishin ndodhur 35 vrasje