Shqipëri, 11 të vdekur dhe 580 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 të vdekur dhe 580 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 52.004 dhe numri i të vdekurve në 1.066.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 26.898, dhe raste aktive janë 23.512.

Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 2.615 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 234.512 testime për personat e dyshuar me koronavirus.