Në Shqipëri sot kremtohet festa e Pashkëve Ortodokse, ndërkohë në vend janë mbajtur meshat tradicionale dhe ceremoni të tjera, raporton Anadolu.
Besimtarët ortodoksë janë mbledhur në meshën e mbajtur në Katedralen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, duke kryer ritet fetare.
Meshat dhe ceremoni të tjera me rastin e Pashkëve janë mbajtur edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Ndërkohë, zyrtarët e lartë të vendit kanë përcjellë mesazhe urimi për besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Mesazhe urimi kanë përcjellë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, politikanë dhe zyrtarë të tjerë.
Pashkët Ortodokse në Shqipëri shënohen si festë zyrtare, ndërkohë një nga traditat e Pashkëve është veza me ngjyra, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitat.







