Shqipëri-Ishujt Faroe, ndeshje festive, por që na duhet një pikë

Në Tiranë sot (20 nëntor) do të jetë një festë të madhe, pas arritjes së kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në verën e vitit 2024.

Shqipëria e arriti kualifikimin në barazimin 1-1 me Moldavinë, ndërsa sonte nga ora 20:45 do të përballet me Ishujt Faroe.

Sylvinho bëri një punë të jashtëzakonshëm në pak muaj, duke ia arritur qëllimit që të shkojmë në Gjermani.

Dueli i sontëm do të jetë më shumë festë se sa një përballje, por që barazimi minimalisht është i kërkuar.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).

Kjo do e ndihmonte Shqipërinë që të vendosej në vazon e parë si ftuese e grupit dhe më pas të kishte mundësi më të mëdha që në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të kishte kundërshtarë më të lehtë dhe të kishte shanse për të kaluar më pas në fazën e eliminimit direkt