Shqipëri, kopshtet hapen nga 1 qershori

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e masave lehtësuese nga data 11 maj deri në 1 qershor, transmeton Klan Kosova.

Manastirliu njofton se do të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private nga 1 Qershori, trasnmeton Klan Kosova.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja.

Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët ëe vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu, shkruan top channel.