ShSKUK: 254 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se sipas raportit të punës për datën 19 maj 2021, 254 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

Në raport bëhet e ditur se 145 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 10 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 171 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 143 pacientë:

6 pacientë janë në gjendje të rënduar

77 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

108 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 53 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë.