Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 976 pacientë kanë marrë trajtim mjekësor në klinikat COVID-19, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.
Sipas njoftimit, 831 prej tyre me oksigjenoterapi dhe 63 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave edhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 97 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 90 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 21 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 130 pacientë
Spitali i Gjakovës, 70 pacientë
Spitali i Pejës, 174 pacientë
Spitali i Gjilanit, 90 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 51 pacientë
Spitali i Ferizajt, 74 pacientë/ksp/
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.