ShSKUK: Në trajtim 13 pacientë me Covid-19 pozitivë dhe 28 post Covid

Bazuar në raportet e pranuara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim spitalor janë 41 pacientë, 13 pacientë me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë