Shtatë persona të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në Prishtinë

Dy automjete janë aksidentuar gjatë ditës së sotme në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 7 persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjell deri te ky aksident.