Shtatori rikthen normalitetin në shkolla: Mësimi pritet të zhvillohet me prezencë fizike

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavcit, ka paralajmëruuar se viti i ri shkollor 2021-2022 mund të fillojë me prezencë fizike dhe orar të rregullt.

Ajo ka thënë se në mënyrë që të arrihet ky qëllim, duhet të vaksinohen edhe mësimdhënësit, shkruan lajmi.net.

“Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit. E kemi diskutuar me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksionimi i mësimdhënësve”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se janë njoftuar dje se në mesin e atyre që do të vaksinohen me prioritet janë edhe mësuesit.

Postimi i plotë:

Pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim andaj jemi shumë të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022, ta fillojmë me prezencë fizike dhe me orar të rregullt.

Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit. E kemi diskutuar me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksionimi i mësimdhënësve.

Të mërkurën jemi njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë se në mesin e personave që do të vaksinohen në vijim, përveç personave mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurëve kronik e punëtorëve shëndetësorë , do të jenë edhe mësimdhënësit.

Këtë informatë e kemi përcjellë sot edhe tek Drejtoritë Komunale të Arsimit të cilat do t’i informojnë shkollat me detajet e këtij procesi.

Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.