Shtëpia e Bardhë në alarm, një person qëllon veten me armë

Shtëpia e Bardhë është mbyllur pasditen e kësaj të shtune pasi një burrë qëlloi veten me armë zjarri në North Lawn.

Të shtënat shkaktuan panik. Gazetarët janë mbyllur në Shtëpinë e Bardhë në dhomën e konferencave dhe rreth saj në North Lawn është ndaluar qarkullimi.

Në momentin e ngjarjes, Presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, por në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida së bashku me Zonjën e Parë dhe djalin e tij Barron.

Shërbimi Sekret tha tha se askush tjetër nuk është raportuar i plagosur në incident me përjashtim të burrit që qëlloi veten.

Gjatë viteve të fundit ka pasur një numër incidentesh të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë. Në mars të vitit të kaluar një burrë me një llak piperi në dorë kaloi më shumë se 16 minuta brenda bazës pasi kaloi gardhin./oranews