Shtëpia e Bardhë: Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë takohen virtualisht për të diskutuar operacionin Rafah

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se zyrtarët amerikanë dhe izraelitë janë takuar virtualisht për të diskutuar planet izraelite për një operacion ushtarak në Rafah, transmeton Anadolu.

Gjatë një konference për media, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, konfirmoi bisedimet të cilat fillimisht ishin planifikuar personalisht përpara se SHBA të abstenonte nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim në Gaza.

Jean-Pierre tha se zyrtarët do të diskutojnë gjithashtu “hapin tjetër që kemi dëgjuar që qeveria izraelite dëshiron të ndërmarrë” në Rafah.

“Ne kemi qenë shumë të qartë në lidhje me shqetësimet tona për një operacion ushtarak në Rafah”, tha ajo.

Ai shtoi se bisedimet e sotme po udhëhiqen nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.