Shteti amerikan hyn në histori, ndalon martesat e fëmijëve

Shteti amerikan i Delaware ka bërë histori si shteti i parë në vend që ka ndaluar martesën e fëmijëve në të gjitha rrethanat.

Sherry Johnson u përdhunua, ishte shtatzënë dhe u martua vetwm 11 vjecare. Tani ajo po lufton për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve në Amerikë.

Guvernatori i shtetit John Carney nënshkroi një projekt-ligj duke e bërë të paligjshme që të gjithë personat nën 18 vjeç të martohen, madje edhe me pëlqimin e prindërve.

Para kësaj, të miturit në Delaware mund të martoheshin në çdo moshë me pëlqimin e prindërve dhe miratimin e gjyqtarit, thanë zyrtarët.

Përkundër shumicës së ligjeve të Shteteve të Bashkuara që vendosin moshën e lejimit martesor në 18 vjeç, çdo shtet tjetër dhe Distrikti i Kolumbisë kanë shtigje për të miturit që kërkojnë licensa martesore, thonë ekspertët.

Teksas dhe Virxhinia, për shembull vitin e kaluar kanë miratuar ligje të reja që kufizojnë martesën me ata të moshës 18 vjeç e më të vjetër, por ata kanë bërë përjashtime të ngushta për të miturit që u janë dhënë të drejta për të rritur nga gjykatat.

“Shumica e shteteve amerikane vendosin moshën minimale në 18 vjeç,” tha Human Rights Watch në një deklaratë. “Por me përjashtim të Delaware, të gjitha lejojnë ende përjashtime, shumica e të cilave janë shumë të gjera – për shembull me lejen e prindërve ose për shtatzëninë. Në 23 shtete, fëmijët e çdo moshe mund të martohen në disa rrethana”. /MESAZHI/