Shteti europian që pritet ta bëjë javën e punës me 4 ditë!

Belgjika po diskuton që të bëjë javën e punës me katër ditë. Këtë lajm e ka dhenë për Politiko një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë dhë Punës së Belgjikës

“Kriza e Covid ka ndryshuar rrënjësisht në mënyrën se si ne punojmë. Ideja është t’i jepet një punonjësi më shumë fleksibilitet për të organizuar javën e tyre të punës’, ka thënë zëdhënësi.

Fleksibiliteti më i madh në orët e punës mund të shkurtojë numrin e ditëve të punës në javë, nga pesë në katër.

Në propozimin belg, numri i orëve të punës do të mbetet i njëjtë. Për të marrë një ditë shtesë pushimi, punonjësit duhet të punojnë rreth 9.5 orë në ditë, duke supozuar një ngarkesë pune me kohë të plotë prej 38 deri në 40 orë në javë.

Sipas zëdhënësit, konsensusi mbi propozimin po rritet mes qeverisë së koalicionit shtatë-partiak të Belgjikës.

Kuadri për javën e punës katër-ditore do të krijohet së bashku me përfaqësuesit e industrisë dhe sindikatave. Pas kësaj, plani mund të bëhet ligj belg, megjithëse procesi mund të zgjasë të paktën gjashtë muaj. /tiranapost