Si ndodh dhe çfarë është asfiksimi, shkaktari i vdekjes së Astrit Deharit?!

Rezultatet e para, preliminare të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit flasin për mundësinë që ai të ketë vdekur nga pengesat në organet e frymëmarrjes.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, tha pas përfundimit të autopsisë se vdekja e Astrit Deharit është shkaktuar si pasojë e pengesës, mbylljes së organeve të frymëmarrjes.

“Vdekja është shkaktuar nga asfiksia, zënia e rrugëve të frymëmarrjes”, ka thënë Sylë Hoxha, duke u bazuar në rezultatet preliminare dhe jo përfundimtare, shkruan lajmi.net.

Sipas tij Prokuroria në Prizren tashmë ka nisur hetimet rreth kësaj vdekjeje, por deri në këto momente nuk ka të dyshuar.

Po si ndodh dhe çfarë është asfiksia?

Asfiksia (ngufatje), nënkupton mungesë totale oksigjeni në tru. Mungesa e oksigjenit në tru qon deri tek humbja e vetëdijes dhe vdekja. Edhe mungesa të shkurta të oksigjenit dëmtojnë rënd trurin.

Një gjendje ku indet e trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me oksigjeni quhet hipoksi, shkruan lajmi.net.

Asfiksia mund të shkaktohet nga pengesa fizike të shkaktuara nga organizmi (tumor në fyt), dëmtime të shkaktuara nga vet personi (kollare e shtrënguar tepër, varje) si dhe nga person tjerë (ngufatje me qëllim të lëndimit apo mbytjes) por edhe nga ambienti ku qëndrojmë (prezencë e madhe e monoksidit të karbonit.