Si në filma fanta-shkencë, pamje brenda Tesla Cybertruck

Njësitë e para të Tesla Cybertruck u dorëzuan, kurse Elon Musk personalisht ua dha çelësat klientëve gjatë një ceremonie në Austin, Teksas.

Tani, ekipi i faqes së specializuar Top Gear ka publikuar një video në TikTok ku tregojnë disa nga funksionet bazë që ka Cybertruck, si dhe mënyrën se si funksionojnë, transmeton Telegrafi.

Së pari, të gjitha panelet e jashtme janë prej çeliku inox, prandaj janë pothuajse të sheshta.

Ka një buton në pjesën e përparme (mbi dritat e fshehura) që mund ta shtypni për të hapur një ndarje të dobishme.

Ekipi i Top Gear tha për xhamin e përparmë se është “copa më e madhe e xhamit në industrinë e automobilave”, që sipas tyre vlen edhe për fshirësen e xhamit.

Në pjesën anësore, ka butona që hapin dyert e pasme dhe të përparme, dhe në pjesën e pasme ka tre butona që ju lejojnë të lëvizni çatinë, si dhe të lëshoni laurën për të fituar hapësirë.

Pas kapakut ka të gjitha lidhjet e mundshme (p.sh. USB) që mund t’ju nevojiten gjatë vozitjes.

“Mund të duket si në filmat fanta-shkencë, por është një kamionçinë e dobishme”, përfundoi eksperti i kanalit Top Gear.

The production Tesla Cybertruck is here. Here’s your first look… #TopGear #Tesla #Cybertruck #TeslaCybertruck ♬ original sound – Top Gear